“INCIDENT SERIOZ”/ Pilotin e zuri gjumi dhe aeroplani përfundon në… – AlpeGossip
“INCIDENT SERIOZ”/ Pilotin e zuri gjumi dhe aeroplani përfundon në…

“INCIDENT SERIOZ”/ Pilotin e zuri gjumi dhe aeroplani përfundon në…

Një pilot i një aeroplani kaloi destinacionin e uljes për rreth 50km, pasi e zuri gjumi në kabinën e tij gjatë një fluturimi.

Zyra e Sigurisë së Transportit Australian tha se janë duke e hetuar këtë rast, që ndodhi gjatë fluturimit të 8 nëntorit nga Devonport në Tazmani, për në ishullin e Mbretit.

Të dhënat e gjurmimit të fluturimit treguan se fluturimi i orës 6 të mëngjesit u ul me sukses në Aeroportin e Ishullit të Mbretit afër qytetit Currie, pavarësisht se kaloi cakun e tij për 46km.

Në një deklaratë, ATSB tha se hetimi do të përfshijë rishikimin e procedurave operacionale të Vortex Air dhe intervistimin e pilotit.

ATSB thonë se gjatë fluturimit, pilotin e zuri gjumi në kabinë, duke kaluar Ishullin e Mbretit për 46 km. Hetuesit e kanë klasifikuar këtë si një ‘incident serioz’ dhe janë në proces të mbledhjes së fakteve, para përfundimit të një raporti final.