LIDHJA PO BËHET SERIOZE/ Ja çfarë i komenton Fatmës mami i Alfios (FOTO) – AlpeGossip
LIDHJA PO BËHET SERIOZE/ Ja çfarë i komenton Fatmës mami i Alfios (FOTO)

LIDHJA PO BËHET SERIOZE/ Ja çfarë i komenton Fatmës mami i Alfios (FOTO)

Në tetor Alfio Rrotani dhe Fatma Met’hasani konfirmuan përfundimisht lidhjen e tyre. Çifti prej dy vitesh ishte në një lidhje, që vendosën ta mbanin larg syve të publikut.

Por tashmë që gjërat mes tyre po bëhen më serioze, e ndanë lumturinë me të gjithë ndjekësit e rrjeteve sociale.

Së fundmi dyshja ishte pjesë e eventit të ndarjes së çmimeve “Kult”. Ndërsa publikoi një foto nga kjo ceremoni, Alfio e quan Fatmën:

“Princesha më e bukur në botë”.

Në të njëjtin postim në Instagram-in e saj bie në sy komenti i nënës së shefit të kuzhinës.

Ajo komenton me emoji-t e puthjes dhe atë me sytë zemra.

Fatma duket se ka hyrje-dalje në familjen Rrotani, pasi ajo uron në InstaStory edhe vëllain e Alfios, Armandin.

“Gëzuar ditëlindjen festa e grupit”, shkruan Fama, mbi fotot e realizuara gjatë aventurave që kanë bërë të tre.