Ish-Miss Rusia në vitin 2015, Oksana Voevodina, është martuar me mbretin e Malajzisë, Muhammadin V.
Para se të martohej me 49-vjeçarin, 25-vjeçarja u konvertua në myslimane, për shkak se mbreti i përket kësaj feje.
Dasma u zhvillua në 22 nëntor në periferi të Moskës, pa alkool dhe me ushqime hallall.
Mbreti, emri i plotë i të cilit është Tengku Muhammad Faris Petra ibni Tengku Ismail Petra, ndodhet në fron që prej vitit 2016, dhe pason babain e tij.
Oksana para se të konvertohej në myslimane dhe të bëhej nuse e mbretit të Malajzisë, tha se bënte një jetë të shthurur.
Ajo ka punuar si modele në disa vende të botës.
Por tashmë e ka hedhur gjithçka pas krahëve, për t’u bërë mbretëreshë.