E MAHNITSHME/ Dafina Zeqiri bën namin për festa dhe ne mbetëm pa fjalë (FOTO) – AlpeGossip
E MAHNITSHME/ Dafina Zeqiri bën namin për festa dhe ne mbetëm pa fjalë (FOTO)

E MAHNITSHME/ Dafina Zeqiri bën namin për festa dhe ne mbetëm pa fjalë (FOTO)

Dafina Zeqiri ka treguar gjithmonë se ajo i merr shumë seriozisht festat e sidomos kur bëhet fjalë për festat kombëtare. Ylli i muzikës ka publikuar disa foto në shenjë urimi për festat e 28-29 nëntorit ku shfaqet me përkrenaren e Skënderbeut në kokë në shenjë urimi për festat.

Krenare dhe gjithmonë e flaktë kur vjen puna te patriotizmi, 29-vjeçarja ka zgjedhur që në njërin prej imazheve të shkruaj: “Historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm kur shqiptarët të marrin pjesë në shkrimin e saj”, duke ngjallur shumë emocion te fansat dhe ndjekësit e saj që i kanë pëlqyer shumë këto imazhe të këngëtares së njohur shqiptare.