“SHPIRTI IM MA MBUSHE ZEMRËN”/ Luana Vjollca gjen surprizën e bukur në derën e shtëpisë – AlpeGossip
“SHPIRTI IM MA MBUSHE ZEMRËN”/ Luana Vjollca gjen surprizën e bukur në derën e shtëpisë

“SHPIRTI IM MA MBUSHE ZEMRËN”/ Luana Vjollca gjen surprizën e bukur në derën e shtëpisë

Është fakt kur themi se Luana Vjollca ka një ‘perandori’ me fansa besnikë, të cilët jo vetëm që e mbështesin si moderatore, por edhe si këngëtare dhe në çdo sfidë që ajo merr përsipër.

Së fundmi, një prej tyre ka realizuar një surprizë shumë të ëmbël për moderatoren, duke e kapur në befasi këtë të fundit. Pas një dite shumë të lodhshme në televizion dhe në studio duke përgatitur këngën e re, Luana është mbushur plot me dashuri nga pusullat e lënë në derën e shtëpisë nga fansja e saj.

Jo vetëm kaq, ajo kishte menduar deri në detaje, duke ëmbëlsuar me çokollata moderatoren, si dhe kishte gdhendur në një filxhan dhe në stilolaps dashurinë që kishte për të. Ndërsa, Luana zgjodhi që surprizën ta publikonte në “Instagram” dhe ta falenderonte fansen e saj Diellzën, përpara 1.3 milionë ndjekësve të saj.

“Je fansja më e mirë në botë @diellzaluana. Shpirti im që ma mbushe zemrën plot” – shkruante në video moderatorja Luana Vjollca.