JO VETËM PËR TË AROMATIZUAR PASTAT DHE BALLKONET TONA/ Ja 15 dobi shëndetësore të borzilokut – AlpeGossip
JO VETËM PËR TË AROMATIZUAR PASTAT DHE BALLKONET TONA/ Ja 15 dobi shëndetësore të borzilokut

JO VETËM PËR TË AROMATIZUAR PASTAT DHE BALLKONET TONA/ Ja 15 dobi shëndetësore të borzilokut

Borziloku njihet si një barishte me përdorim të gjithanshëm. Mund të përdoret në sallatra, supra, garniture, pjekje e pasta. Borziloku rritet kollaj dhe gjethet e tij janë të pasura plot me vitamina dhe minerale esenciale për një trup të shëndetshëm. Është plot benefite shëndetësore dhe përdorime mjekësore, gjë që e bën një ‘must-have’ në kuzhinë.

Më poshtë do të lexoni disa prej benefiteve të tij:

Mbron shëndetin e dhëmbëve

Borziloku është një antibiotik dhe antibacterial natyral. Masazhimi i gjetheve të tij tek mishrat e dhëmbëve ndihmon kundra gjakrrjedhjes së tyre dhe trajton kavitetin e dhëmbëve.

Kundra pickimit të insekteve

Aplikoni gjethe ose lëng të freskët borziloku për një shërim më të shpejtë.

Kuron infeksionet e gojës

Përtypni disa gjethe borzilok për të kuruar infeksionet dhe ulçerat e gojës. Gjithashtu ai largon aromën e keqe të gojës.

Fuqizon veshkat

Borziloku zvogëlon madhësinë e gurëve në veshka dhe ndihmon në largimin e tyre. Pini lëng borziloku çdo ditë për 6 muaj për të hequr gurët.

Ka natyrë anti-stres

Borziloku është i njohur për reduktimin e ankthit, depresionit dhe stresit. Përtypni 12 gjethe borzilok në ditë për të ulur simptomat e stresit dhe për të përmirësuar gjendjen e humorit.

I mirë për shëndetin e zemrës

Ulni nivelet e kolesterolit duke pirë çaj borziloku ose duke marrë suplemente borziloku. Parandaloni problemet e zemrës si ataku, presioni i lartë i gjakut dhe arresti kardiak.

Kuron dhimbjen e fytit

Bëni një gargarë me esktraktin e gjetheve të borzilokut për t’u lehtësuar nga dhimbjet e fytit.

Trajton çrregullimet respiratore

Trajtoni çrregullimet e frymëmarrjes me një përbërje xhinxheri, mjalti dhe borziloku. Këta përbërës ndihmojnë në forcimin e imunitetit dhe lehtësojnë simptomat e sëmundjeve respiratore.

Ju ndihmon të lini duhanin

Borziloku frenon dëshirën për të pirë duhan. Përtypni disa gjethe borziloku kur keni nevojë të tymosni.

Kuron problemet me mushkëritë

Vetitë e borzilokut kurojnë shumë probleme të mushkërive si Tuberkulozi, efektet anësore të pirjes së duhanit, bllokimin e mushkërive dhe astmën. Borziloku është i pasur me Camphene, eugenol dhe vitaminë C, të njohura për trajtimin e problemeve të mushkërive.

Parandalon kancerin

Borziloku ndihmon për parandalimin e kancerit të gjirit. Gjithashtu zvogëlon shanset për zhvillimin e tumoreve kancerogjene në trup dhe për shtimin e qelizave kanceroze në ezofag.

Kundra të vjellave

Pini një përzierje me mjaltë, xhinxher dhe borzilok për të larguar të vjellat.

Mbron ADN-në

Borziloku mund të mbrojë trupin dhe qelizat tona nga rrezet ultravjollcë si dhe radikale e lira. Borziloku përmban sasi të mëdha antioksidantësh dhe fitonutrientësh.

I shkëlqyer për sytë

Borziloku është i mirë edhe për shëndetin e syve. Është i pasur me vitaminë A e cila parandalon lëndimin e syve, verbërinë e natës dhe probleme të tjera të lidhura me shëndetin okular.

Kuron ethet dhe të ftohtin

Gjethet e borzilokut janë të pasura me veti antibakteriale të cilat trajtojnë ethet, malarien dhe ethet kronike. Zjeni disa gjethe dhe pijini ato për të trajtuar në mënyrë natyrale problemet tuaja.

Në hinduizëm dhe zakonet indiane, borziloku është një bimë e çmuar për shkak të përdorimeve të rëndësishme dhe përfitimeve shëndetësore.