PAS NDARJES NGA ARIANA/ Aktori reagon për herë të parë: Nuk do vetëvritem…(FOTO) – AlpeGossip
PAS NDARJES NGA ARIANA/ Aktori reagon për herë të parë: Nuk do vetëvritem…(FOTO)

PAS NDARJES NGA ARIANA/ Aktori reagon për herë të parë: Nuk do vetëvritem…(FOTO)

Dëgjoni mirë sepse Pete Davidson ka diçka për të thënë.

Ylli i “SNL”, i cili u fejua me Ariana Granden dhe u nda katër muaj më pas, ka rrëfyer të gjithë bullizmin që ka përjetuar gjatë këtyre muajve në rrjetet sociale. Në një postim në rrjetet sociale, Pete sqaroi se sado që njerëzit përpiqen ta lëndojnë, ai nuk do të tentojë kurrë të vetëvritet. 25-vjeçari synon të ndërgjegjësojë të gjithë personat, të cilët ashtu siç ai, janë viktimë e bullizmit online.

“Zgjodha ta qepja gojën. Nuk kam përmendur asnjëherë emra dhe kurrë s’kam thënë diçka të keqe për dikë. Po përpiqem të kuptoj përse e gjithë bota keqtrajton një djalë pa asnjë fakt ose referencë. Më kanë ofenduar online dhe kam qënë viktimë e bullizmit prej më shumë se 9 muaj. Kam rrëfyer më herët në publik edhe eksperiencën time të trishtë, kur në një moment desh i mora jetën vetes, me shpresën se do të sillja ndërgjegjësim tek fëmijët që ndoshta ndihen se nuk duan të ishin më në këtë botë. Sado që njerëzit ose interneti përpiqet të më lëndojë dhe të më bëjë të vras veten, unë NUK DO E BËJ. Jam shumë i trishtuar që më duhet ta thoja këtë. Të gjithë ju që më keni mbështetur, ju dua dhe ju falenderoj” – shkruan Pete Davidson.

Pete Davidson ka qënë në vëmendjen e mediave, pas prishjes së fejesës me këngëtaren Ariana Grande. Së fundmi, në videoklipin e këngës “Thank U, Next”, Ari u shprehu të gjithë dashurinë për aktorin e humorit, madje i kërkonte falje se u tërhoq nga lidhja