ZBULOHET DATA E DASMËS/ Ja kur i jep fund beqarisë këngëtari Erik Lloshi (FOTO) – AlpeGossip
ZBULOHET DATA E DASMËS/ Ja kur i jep fund beqarisë këngëtari Erik Lloshi (FOTO)

ZBULOHET DATA E DASMËS/ Ja kur i jep fund beqarisë këngëtari Erik Lloshi (FOTO)

Erik Lloshi do të martohet më 17 gusht të vitit 2019 me të fejuarën e tij Romina.

Këngëtari ka dhënë lajmin e bukur ekskluzivisht për “iconstyle.al” nga prapaskena e festivalit “Kënga Magjike”, aty ku po mbahen provat për tri netët e festivalit.

Erik Lloshi do të performojë në natën e dytë të “Këngës Magjike”, këngën e tij që mban titullin “Mos urre”, ndërkohë që gjatë provave, pranë i qëndronte edhe e fejuara e tij simpatike.

E pyetur nga “iconstyle.al” se si e ka menduar fustanin e bardhë të nusërisë, Romina u shpreh se ende nuk e ka vendosur çfarë nuseje do të jetë. Megjithatë ajo theksoi se është besnike e së thjeshtës dhe i tillë do të jetë edhe look-u i saj në ditën më të rëndësishme të jetës.

Ndërkohë, ashtu siç u shpreh për “iconstyle.al”, partneri i saj Eriku, mezi pret që ta shohë të veshur nuse, pasi që tani e imagjinon “si një princeshë në ditën e dasmës”.