Familja e tij nuk mund ta uronte më bukur se kaq. Me një tortë po e po. Por në formën që zëri që na zgjon çdo mëngjes, adhuron.
Një radio e kuqe, në model vintage, si forma e mediumit me të cilën Aldo Lipe ka kaq shumë vite i lidhur, dhe dy fjalë dashurie: të duam shumë.
45 vjeç për një nga njerëzit më të pranishëm e njëkohësisht më të padukshëm të ekranit, moderatorin e Aldo Morning Show.
Që e ka po aq të padukshme edhe jetën e tij private. Por për këtë 45-vjetor është zbutur pak. As fytyrë e as familje s’ka ekspozuar. Por dy dashuritë e mëdha dhe festën e ditës së sotshme.