“PO MARRIN PARA NË EMRIN TIM”/ Enca nxehet keq dhe denoncon mashtruesit (FOTO) – AlpeGossip
“PO MARRIN PARA NË EMRIN TIM”/ Enca nxehet keq dhe denoncon mashtruesit (FOTO)

“PO MARRIN PARA NË EMRIN TIM”/ Enca nxehet keq dhe denoncon mashtruesit (FOTO)

Enca Haxhia ka denoncuar publikisht një fenomen që po ndodh rëndom në emër të saj.

Në një postim në Instagram, bukuroshja shqiptare shprehet se shumë persona po hiqen si menaxherët e saj dhe po përfitojnë para duke i rezervuar takime në club-e të ndryshme, për të cilat ajo nuk është në dijeni.

Këngëtarja performon në koncerte në vende të ndryshme përreth trojeve shqiptare. Dhe pikërisht, sipas saj, disa persona të paautorizuar janë përgjigjur për datat e saj të koncerteve duke përfituar pagesa nga club-et:

“Kohët e fundit kam dëgjuar/ ndodhur disa raste kur persona të paautorizuar, shpesh edhe të panjohur për mua, përgjigjen për datat e mia të koncerteve, marrin pagesa nga clubet?! Duke i mashtruar për evente mbi të cilat nuk jam në dijeni”, shkruan Enca.

Javët e fundit këngëtarja ka qenë tepër aktive në kocerte, dhe kjo veprimtari pritet të vijojë gjatë gjithë muajit dhjetor.