“MË DHEMB ZEMRA”/ Emina rikthehet në Tiranë për familjet në nevojë por i dhemb zemra për… (VIDEO) – AlpeGossip
“MË DHEMB ZEMRA”/ Emina rikthehet në Tiranë për familjet në nevojë por i dhemb zemra për… (VIDEO)

“MË DHEMB ZEMRA”/ Emina rikthehet në Tiranë për familjet në nevojë por i dhemb zemra për… (VIDEO)

Emina Cunmulaj është rikthyer në Shqipëri, për të vijuar misionin e bamirësisë, duke i ardhur në ndihmë të gjithë personave në nevojë. Supermodelja shoqërohet vetëm nga i vëllai, Bekim Cunmulaj, ndërsa dy vogëlushet e saj, Ella dhe Mia, qëndrojnë në shtëpi!

Por Emina nuk është mësuar të qëndrojë larg për një kokë të gjatë nga dy vajzat e saj, pasi e ka marrë përsipër vetë të kujdeset për to. Në profilin e saj në “Instagram”, ajo ka publikuar një video ku shfaqet Mia dhe Ella duke luajtur me njëra  -tjetrën dhe tregon se i mungojnë shumë.

“Ndërkohë zemra ime dhemb! Më mungojnë shumë vajzat e mia” – shkruan modelja krahas fotos.

Emina ka përfituar nga vizita në Tiranë edhe për të eksploruar kryeqytetin shqiptar.