PAS 20 VITESH DHE DY FËMIJË SË BASHKU/ Aktorja e famshme ndahet nga partneri (FOTO) – AlpeGossip
PAS 20 VITESH DHE DY FËMIJË SË BASHKU/ Aktorja e famshme ndahet nga partneri (FOTO)

PAS 20 VITESH DHE DY FËMIJË SË BASHKU/ Aktorja e famshme ndahet nga partneri (FOTO)

Aktorja e famshme Luciana Littizzetto, është ndarë nga partneri Davide Graziano pas 20 vjetësh së bashku.

E njohur për rolet e saj në filmat komendi, Luciana dhe partneri muzikant, ish-baterist i grupit Afrikan Unite, janë lidhur që në vitin 1997.

Edhe pse të adoptuar nga Maqedonia, fryti i dashurisë së tyre janë dy fëmijët tashmë të rritur, Vanessa dhe Jordan, respektivisht 24 dhe 21 vjeç.

E pyetur nga mediat në lidhje me faktin që tashmë është single në moshën 54-vjeçare, Luciana ka pranuar ndarjen por nuk ka preferuar të flasë më tej.

Sipas saj kjo është një çështje tepër delikate dhe ende nuk ndihet gati:

“Është një çështje e komplikuar. Është një gjë për të cilën ende nuk ndihem gati të flas”, shprehet Littizzetto.

“Ajo që mund të them është se po përjetojmë një situatë delikate”, përfundoi aktorja.