PLANE PËR ZGJERIMIN E FAMILJES/ Këto janë VIP-at që janë duke “punuar pa frena” FOTO) – AlpeGossip
PLANE PËR ZGJERIMIN E FAMILJES/ Këto janë VIP-at që janë duke “punuar pa frena” FOTO)

PLANE PËR ZGJERIMIN E FAMILJES/ Këto janë VIP-at që janë duke “punuar pa frena” FOTO)

Familja nga të gjithë konsiderohet si një nga gjërat më të shenjta në jetë. Gjithashtu dëshira për zgjerimin e saj pas martesës tek prindërit e rinj është e madhe. 

Edhe figura të famshme të ekranit kanë shprehur dëshirën e tyre të madhe për t’u bërë prindër e këtë e kanë theksuar edhe në daljet e tyre publike dhe intervista.

“Po punoj pa frena” apo “po punoj tre herë në ditë” janë disa nga deklaratat e vipave teksa janë pyetur mbi planet për zgjerimin e familjes me të cilët AlpeNews.al ju prezanton më poshtë:

Erik Lloshi

Këngëtari i njohur Erik Lloshi ditën e djeshme ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” të drejtuar nga Bieta Sulo. Pasi ka zbuluar planet për martesë dhe se po bashkëjetonte me partneren e tij, ai më tej shtoi se gjithashtu kishin ndërmend ta zgjeronin familjen me dy fëmijë. Me sa duket ai dhe partnerja po “punojnë për këtë gjë.

Stine

I ftuar në emisionin “Mirage”, Stine tregoi se po “punonte pa frena” për fëmijën e dytë. Mesa duket çifti ka një dëshirë të madhe për të qenë sërish prindër.

“Kur ta shkruajë Zoti, kur ta caktojë Zoti datën do të bëhem prind prap. Do punoj pa frena. Tani është dhe bashkëpunim, është me kontratë ajo pjesë. ‘Do e bëjmë apo jo?’ Nuk kemi bërë plane. Kemi qef t’i japim një shok gocës, ta ketë një vëlla si shok ose motër.”

Turjan Hyska

“Punoj tre herë në ditë”, kështu u shpreh moderatori i njohur Turjan Hysko gjatë një interviste në Kafe In ku u pyet për planet në lidhje me familjen. Mesa duket tek ai mbizotëron dëshira e madhe për tu bërë me “trashëgimtar”.

Përgatiti: AlpeNews.al