KIM DHE NORTH SI SHOQE TË NGUSHTA/ Realizojnë setin e parë fotografik së bashku – AlpeGossip
KIM DHE NORTH SI SHOQE TË NGUSHTA/ Realizojnë setin e parë fotografik së bashku

KIM DHE NORTH SI SHOQE TË NGUSHTA/ Realizojnë setin e parë fotografik së bashku

Kim Kardashian dhe North West kanë një lidhje shumë të ngushtë nënë e bijë. Pavarësisht se North është vetëm 5 vjeç, ajo është kthyer në miken më të ngushtë të nënës së saj. Jo më kot, sepse shpesh i kemi parë të dyja në shoqërinë e njëra-tjetrës. Së fundmi ato kanë realizuar edhe një set fotografik së bashku dhe duhet pranuar se North ka pozuar si një profesioniste e vërtetë. “Unë dhe shoqja imë e ngushtë. North erdhi dhe më vizitoi mua në set dhe më tha mami mund të bëjmë një set fotografik ne të dyja vetëm! Unë ndoqa drejtimin dhe pozat e saj dhe ja ku u bë! Gjithmonë kam ëndërruar të kem një vajzë dhe ajo është thjesht perfekte”, – ka shkruar Kim bashkangjitur fotografisë me vajzën. Në të gjitha fotot duket se vogëlushja e ka shijuar shumë eksperiencën e parë të një seti fotografik.