Këngëtarja e famshme rumune, Anca Pop ka humbur jetën pasi ra me makinë në lumë.
Autoritetet zbuluan trupin e 34-vjeçares brenda makinës së saj të zhytur në lumin Danub në Rumaninë jugperëndimore.
Policia nisi kërkimet për këngëtaren, pasi motra e saj lajmëroi se Anca nuk kishte ardhur në shtëpi të dielën.
Nuk është ende e qartë se si makina e ssaj ra në lumë ndërsa policia nisi hetimet për shkaqet e vdekjes.
Vdekja e papritur e këngëtares erdhi vetëm 2 vite pasi lëshoi albumin e saj të vetëtitulluar Anca Pop.