“U PLAKE PA TË DASHUR”/ Greta Koçi lë me gisht në gojë ndjekësin me përgjigjen – AlpeGossip
“U PLAKE PA TË DASHUR”/ Greta Koçi lë me gisht në gojë ndjekësin me përgjigjen

“U PLAKE PA TË DASHUR”/ Greta Koçi lë me gisht në gojë ndjekësin me përgjigjen

Greta Koçi është një ndër femrat më të komentuara të showbizit shqiptar, e cila deri tashmë ka qëndruar larg vëmendjes së mediave rozë, duke e mbajtur jetën sentimentale larg syrit të publikut dhe mediave.

 

Një ndjekës në Instagram i ka vënë së fundmi në dukje Gretës pikërisht këtë detaj. Ai i shkruan këngëtares se në fakt ajo po plaket pa të dashur, mirëpo përgjigjia e Gretës me siguri e ka lënë ndjekësin me gisht në gojë.

 

“Së pari, qëllimi i jetës nuk është vetëm për të dashur, por të kesh dashuri me të gjithë njerëzit e zemrës, të kesh sukses dhe të jesh i zoti ti bësh ballë jetës me dinjitet, në mënyrë që ai “Dashuria” kur të vijë tek ty, të të dojë e respektojë me tërë zemrën dhe të jetë i gatshëm që bashkë me ty të ndërtojë një jetë të bukur dhe të shëndetshme.

Të garantoj që ai që do vijë drejt meje nuk do jetë i dashur por do jetë burrë me plot kuptimin e fjalës dhe do jetë njeri me vlera dhe integritet.”- shkruan këngëtarja në postim.