“DO MBETENI PA GJË”/ Lutja e Ardit Gjebreas për ato çifte që nuk celebrojnë lidhjen e tyre – AlpeGossip
“DO MBETENI PA GJË”/  Lutja e Ardit Gjebreas për ato çifte që nuk celebrojnë lidhjen e tyre

“DO MBETENI PA GJË”/ Lutja e Ardit Gjebreas për ato çifte që nuk celebrojnë lidhjen e tyre

Bashkëjetesa është kthyer në një fenomen normal në shoqërinë e ditëve të sotme.
Çiftet të cilët zgjedhin që të mos martohen, por të jetojnë sëbashku e të krijojnë edhe familje, janë gjithnjë e në rritje. Por shumë prej tyre ndoshta nuk e dinë se çfarë ndodh me pronën që kanë sëbashku, në rast se ndahen. Pikërisht këtë pyetje i drejtoi edhe Ardit Gjebrea, juristes Eni Çobani në rubrikën “Shihemi në gjyq”.

Ardit Gjebrea: Një pyetje thjeshtë për njohurinë time… Është djali i dy prindërve që kanë një apartament. Vendos të bashkëjetojë më dikë, bëjnë edhe fëmijë. Le të themi se prindërit kanë vdekur, nuk është asnjë rast, por unë thjeshtë po supozoj.

Eni Çobani: Në emër të kujt është shtëpia, këtë dua të di.

Ardit Gjebrea: Prindërit vdesin dhe ky është djali i vetëm.

Eni Çobani: Ngelet në emrin e djalit.

Ardit Gjebrea: Tani ai bashkëjeton 20 vite me dikë. Nuk celebrohen, bëjnë edhe fëmijë dhe më pas ndahen. Ka ndonjë pjesë (gruaja)?

Eni Çobani: Jo!

Ardit Gjebrea: Fare, fare? Edhe pse kanë bashkëjetuar 20 vite, edhe pse kanë bërë fëmijë?

Eni Çobani: Fare, fare! Edhe pse kanë bërë fëmijë!

Ardit Gjebrea: Ka pjesë fëmija sigurisht. Gruaja jo.

Eni Çobani: Ka pjesë sigurisht, por kur vdes prindi. Duhet të kuptojnë të gjitha gratë që në momentin që ndahen nga këto bashkëjetesa. Pyetja që vjen natyrshëm është: “Po pjesë për fëmijën?” Jo, u them, kur të vdesë ai prindi, në bazë të trashëgimisë fiton fëmija.

Ardit Gjebrea: Po në qoftë se prindi martohet me dikë tjetër dhe ia lë në testament fëmijës tjetër që ka bërë në martesën e celebruar?

Eni Çobani: Ngelet pa pronë.

Ardit Gjebrea: Fare, fare?

Eni Çobani: Fare, fare!

Ardit Gjebrea: Celebrohuni ose mos harroni kontratën! Do që të bashkëjetojmë? Shkruaj një herë kontratën, pastaj problem tjetër nëse martohemi. Ka shumë rrugëzgjidhje

 

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/do-mbeteni-pa-gje-lutja-e-ardit-gjebreas-per-ato-cifte-qe-nuk-celebrojn-608554/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright