“NDIHEM E VETMUAR”/ Këngëtarja rrëfen për herë të parë depresionin para lindjes (FOTO) – AlpeGossip
“NDIHEM E VETMUAR”/ Këngëtarja rrëfen për herë të parë depresionin para lindjes (FOTO)

“NDIHEM E VETMUAR”/ Këngëtarja rrëfen për herë të parë depresionin para lindjes (FOTO)

Kehlani ka folur hapur për shtatzëninë në një postim tepër prekës të dielën.

Ajo ka rrëfyer për ndjekësit se po përballet me disa vështirësi në tremujorin e tretë të shtatzënisë.

Kantautorja 23-vjeçare publikoi një foto të bukur ku shfaqej dukej prekur barkun e rrumbullakosur, në dukje mjaft natyrale.

Ajo tha se interneti i bën gjërat të duken të këndshme dhe të bukura, por në të vërtetë nuk është ashtu.

Kehlani tha se ndihet shumë e vetmuar dhe e izoluar këto kohë dhe ka simptoma të ankthit, pagjumësisë dhe humbjes së oreksit.

Vokalistja e grupit The Peace of Mind, emri i plotë i së cilës është Kehlani Ashley Parrish, u tha mbi 6.9 milionë ndjekësve në Instagram se të flasësh dhe t’i ndash gjërat me të tjerët ka qenë kyçi për përballjen me efektet anësore të shtatzënisë.

Për praktika të tjera të nevojshme, Khelani përmendi meditimin dhe të qenit gjithnjë e hidratuar.