BABA PËR HERË TË PARË? Fero flet për shtatzëninë e Arbenitës (VIDEO) – AlpeGossip
BABA PËR HERË TË PARË? Fero flet për shtatzëninë e Arbenitës (VIDEO)

BABA PËR HERË TË PARË? Fero flet për shtatzëninë e Arbenitës (VIDEO)

Reperi shumë i njohur i një sërë hiteve si “A pe din qysh”, “Gang Gang” etj, Fero di shumë mirë si të tërheq vëmendjen e publikut dhe përherë është përfolur për jetën private, sherret me reperat e tjerë, por edhe për lidhjen me modelen bukuroshe Arbenita Isamjli.
Arbenita dhe Fero muaj më parë bënë publike lidhjen e tyre dhe vazhdimisht në rrjetet sociale publikojnë foto dhe video ku nuk mungojnë dedikimet romantike plot dashuri. Mirëpo, së fundmi në media është përfolur se modelja e njohur është shtatzënë, lidhur me këto lajme Fero ka reaguar së fundmi në emisionin radiofonik ‘72 #sen’, me Meriton Mjekiqin.

“Këto janë rrena, ne jemi 21-vjeç as që e kam menduar ndonjëherë, por i kam parë ato lajmet pa lidhje. S’do e kisha fare problem, do kisha dal dhe do e kisha treguar. Unë jam shumë i vëmendshëm me krejt veprimet e mia, nëqoftëse vendos të bëj diçka do e marrin vesh të gjithë, se edhe nëse unë dua të fshehë diçka, s’mundem se jeta ime është në sy të të gjithëve”, ka treguar reperi.