Sërish një luftë e heshtur mes dy këngëtareve me origjinë shqiptare. Ajo çfarë bën Dua Lipa do t’iu habisë… (FOTO) – AlpeGossip
Sërish një luftë e heshtur mes dy këngëtareve me origjinë shqiptare. Ajo çfarë bën Dua Lipa do t’iu habisë… (FOTO)

Sërish një luftë e heshtur mes dy këngëtareve me origjinë shqiptare. Ajo çfarë bën Dua Lipa do t’iu habisë… (FOTO)

Duket se 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës nuk ka pasur vetëm momente të lumtura dhe një ndjesi paqeje por edhe thumbime dhe pakënaqësi.

Këtë herë në qendër të vëmendjes është bërë edhe Dua Lipa e cila nga frika se mos merrte komente negative nga ndjekësit e saj shqiptarë ka çaktivizuar komentet e urimit e saj për Kosovën.

Edhe pse nuk ka qenë e pranishme në vendlindjen e saj për të festuar (gjë që fillimisht i ka irrituar fansat) ajo e ka ndjekur me shumë vëmendje koncertin në Prishtinë, veçanërisht performacat e Rita Ora-s.

Pak orë më parë 22-vjeçarja ka postuar një foto në historinë e saj të Instagram-it ku shfaqet një burrë me rroba banje që thuajse nuk mbulojnë asgjë dhe forma e tyre çuditërisht ngjason paksa me ato që Rita kishte veshur në Kosovë.

Menjëherë portalet online kanë shkruar aludimet e tyre se kjo veshje ngjason shumë me atë të Ritës dhe se Dua është përpjekur të tallet me të, duke rizgjuar edhe një herë luftën e tyre të heshtur.