“SI GUXON TË HYSH NË KISHË…”/ Motra i kundërvihet sërish Meghan Markle (FOTO) – AlpeGossip
“SI GUXON TË HYSH NË KISHË…”/ Motra  i kundërvihet sërish Meghan Markle (FOTO)

“SI GUXON TË HYSH NË KISHË…”/ Motra i kundërvihet sërish Meghan Markle (FOTO)

Është e njohur tashmë për publikun me deklaratat e shpeshta në media dhe në rrjetet sociale.

Motra e Meghan, Samantha Markle herë pas here e akuzon Dukeshën për disa gjëra, por më pas pendohet duke i kërkuar falje për atë që ka thënë.

Duket se Samantha e bën shpesh këtë gjë dhe më shumë sesa e shqetësuar për marrëdhënien me të motrën, duket sikur kërkon vëmendjen e publikut.

Së fundmi, ajo shkroi një kërkesë për të motrën duke u shprehur se Krishtlindjet janë për familjen dhe janë sentimentale, prandaj do të dëshironte që t`i jepte mundësinë të atit për ta takuar dhe për t`i treguar se e do.

Një ditë para Krishtlindjeve, Samantha ka ndërruar përsëri mendje, pasi ka bërë një tjetër shkrim kundër Dukeshës. “Nuk kam parë kurrë dikë kaq të pasjellshëm, të padhimbsur, pa zemër dhe jo prezent në jetën time sa Meghan. Të të vijë turp për atë që i ke bërë babait tonë. Asgjë nuk mund ta rregullojë këtë. E tërheq letrën e Krishtlindjeve, ti nuk e meriton. Si guxon të hysh në një kishë?” -ka shkuar Samantha duke shtuar se nuk di fjalë aq të këqija sa ta përshkruajë se si ndihet për Meghan-in dhe për urimin e Krishtlindjeve të Kensington Palace, ku flitej për bashkim dhe falje.