Padyshim që sezoni i parë i spektaklit “Hell’s Kitchen” ka qënë ndër formatet televizivë më të komentuar ndonjëherë në vendin tonë.
Ishte sjellja e shef Renato Mekollit ajo që i bëri të gjithë ta komentonin dhe ta cilësonin si jo fort të përshtatshëm këtë program.
Mirëpo edhe pse me veprime aggressive, thyerje pjatash e të bërtitura pafund duket se “Hell’s Kithchen” e ka përmbushur misionin e tij dhe po mendohet të rikthehet sërish në një sezon të dytë.
Renato Mekolli ka zbuluar për revistën “Class” pritshmëritë e ketij programi: “Ky format i ka kaluar të gjitha ato që prisnim, qoftë nga sponsorët, qoftë nga audienca, qoftë nga mënyra se si jam unë dhe si dua unë të dal, i ka kaluar. Pas tij vjen një skenë e re e HK, tërësore, një skenografi e re, një studio tërësisht e re, gjigante, gjithçka do të jetë perfekte. Ka filluar të mendohet që tani HK2”.