VETËM 25 VJEÇ/ Ariana Grande bën historinë në “Coachella” – AlpeGossip
VETËM 25 VJEÇ/ Ariana Grande bën historinë në “Coachella”

VETËM 25 VJEÇ/ Ariana Grande bën historinë në “Coachella”

Coachella njoftoi artistët e rinj që do performojnë në festivalin e vitit 2019.

Dhe Ariana Grande kryeson festivalin e madh botëror duke bërë historinë e Coachella.

Këngëtarja do vendosë dy rekorde. Grande është femra e katërt në historinë e Coachella që do kryesojë festivalin. Dhe menaxheri i saj, Scooter Braun tha se ylli i muzikës pop është artistja më e vogël që drejton ndonjëherë Coachella.

Ariana Grande është vetëm 25-vjeç.

Dy drejtuesit e tjerë të festivalit janë Childish Gambino dhe Tame Impala.

Grupi K-pop, BLACKPINK gjithashtu do të performojë në festival së bashku me Solange, Kid Cudi, Janelle Monae dhe Diplo.

Grande zëvendësoi Kanye West, i cili u raportua nga TMZ se ishte ai që do kryesonte festivalin.

Ndërsa burime tregojnë organizuesit e festivali dhe Kanye nuk kanë arritur në marrëveshje.

Ëest bëri të qartë se nuk do perfomonte në një skenë tradicionale prej 18 me 12 metra sepse  ishte” artistikisht e kufizuar”. Ndërkohë organizuesit e festivalit refuzuan të ndrshonin skenën për performancën e reperit.

Vitin e kaluar, Beyonce kryesoi Coachella së bashku me The Ëeeknd dhe Eminem. Festivali i këtij viti do të jetë 12-14 prill dhe 19-21 prill.