NUK I KURSEJNË FJALËT E MIRA/ Ja cilët persona e bëjnë të lumtur Arbana Osmanin (FOTO) – AlpeGossip
NUK I KURSEJNË FJALËT E MIRA/ Ja cilët persona e bëjnë të lumtur Arbana Osmanin (FOTO)

NUK I KURSEJNË FJALËT E MIRA/ Ja cilët persona e bëjnë të lumtur Arbana Osmanin (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme nisi transmetimin edicioni i tretë i “Dua të të bëj të lumtur” me Arbana Osmanin në Top Channel. Siç kishte paralajmëruar edhe në promon e emisionit, stafi i “Dua të të bëj të lumtur” kanë përzgjedhur histori të cilat për gjithë sezonin do të na bëjnë të përjetojmë emocione nga më të ndryshmet: dhimbje, gëzim, të qeshura dhe shumë muzikë.

Kjo është formula që Arbana ka zgjedhur të ndjekë dhe duket se ka “goditur në shenjë” pasi dinamika e emisionit arrin të tejçohet siç duhet tek publiku, njësoj siç ndodhi dje.

Megjithatë, do të kemi kohë gjithë sezonin të ndjekim dhe përjetojmë çdo të shtunë mbrëma ndjesitë e forta që të “provokon” emisioni “Dua të të bëj të lumtur” ndaj sot  duam të mbetemi pak tek ata që e bëjnë Arbanën të lumtur, miqtë e saj më të mirë prej vitesh, Xhemi Shehu dhe Eno Popi.

Ata nuk i kursejnë kurrë komplimentat dhe batutat lidhur me njëri tjetrin edhe në rrjete sociale ama kur dikush prej tyre nis një sfidë të re televizive, janë të parët për të hedhur në Instagram urimet më origjinale.

Xhemi ka publikuar në Instastory një zotëri të emisionit të mbrëmjes së djeshme i cili i kërkonte Arbanës t’i gjente një zonjë për të kaluar jetën. Të qeshurat dhe emocionet në studio, siç përshkuan publikun njësoj kanë bërë edhe me Xhemin e cila i kërkon Arbanës publikisht një takim me këtë burrë kaq simpatik i cili ishte shumë i çiltër në kërkesat e tij. Sigurisht kjo ishte një mënyrë shumë e mirë për t’i sugjeruar të gjithë ndjekësve të saj që të ndjekin “Dua të të bëj të lumtur”.

Ndërsa përpara emisionit, Xhemi postoi këtë urim të këndshëm në Instagram:

Nga ana tjetër Eno Popi zgjodhi fjalët e duhura për të përshkruar me fjali të shkurtra por kuptimplotë gjithçka pritet të ndodhë gjithë sezonin teksa uron me shumë dashuri miken e tij Arbanën. Edhe kjo e fundit nuk ia kurseu një batutë ku i thotë Enos se fotoja që ka përzgjedhur është shumë e mirë, si ato që ajo bën me Xhemin.

Urimet më të mira i kanë ardhur gjithashtu Arbanës edhe nga kolegë dhe personazhe të njohur shqiptarë:

Siç duken “gjurmët” na pret një sezon i gjatë dhe i këndshëm me protagonistë ata që Arbana bën të lumtur por pa harruar hera herës se cilët janë ata që dinë të bëjnë të lumtur vetë atë.