PAS 21 VITESH/ Burri mëson të vërtetën e gruas: Nuk jam unë babai i tre fëmijëve… – AlpeGossip
PAS 21 VITESH/ Burri mëson të vërtetën e gruas: Nuk jam unë babai i tre fëmijëve…

PAS 21 VITESH/ Burri mëson të vërtetën e gruas: Nuk jam unë babai i tre fëmijëve…

Një 55 vjeçar nuk kishte as idenë më të vogël se ai nuk ishte babai biologjik i tre djemve të tij për 21 vite me rradhë, ndërsa tani do të marrë të paktën 250 mijë paundë dëmshpërblim.

Richard Mason, 55 vjeç, u trondit kur dëgjoi se gruaja e tij e kishte mashtruar dhe se fëmijët e tij kishin një tjetër baba biologjik.

Gjithçka nisi tre vite më parë, kur ai iu nënshtrua një testi të ADN-së ndërsa mjekët i thanë se vuante nga fibroza cistike, e cila e kishte bërë jopjellor gjatë gjithë jetës së tij.

Ish-gruaja e tij, Mason, e pranoi situatën përmes një teksti, ndërsa i kërkoi edhe falje.
Dokumentet zyrtare tregojnë se zonja Mason kishte deklaruar një interes të beftë për judaizmin kur kishte rënë shtatzanë për herë të parë.

Po ashtu, nguli këmbë që të tre fëmijët të kishin emra hebre, diçka që z. Mason tani beson se është një çelës për të zbuluar identitetin e babait të vërtetë.