Ditën e dielë, këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha perfomoi për fansat e saj në Chicago. I ati dhe xhaxhai i saj e shoqëronin Bebe-n gjatë këtij koncerti dhe rrugës nuk munguan edhe këngët shqiptare.
Ditën e sotme, këngëtarja e hitit “I’m a mess” publikoi imazhe nga koncerti dhe i dedikoi disa fjalë tejet të veçanta edhe të atit.
Në fotot ku shfaqet duke përqafuar të atin ajo shkruan se nuk do reshtë kurrë së bëri krenare dhe se do i japë jetën që ai meriton.
“Të dua, babi! Jam shumë e lumtur që të bëj krenare. Dua të të jap jetën që gjithmonë ke ëndërruar dhe t’i bëj ato turnet që ke punuar natë e ditë në varreza t’ia vlejnë. Të premtoj.” –shkruan krahas fotos këngëtarja.
I ati i Bebe Rexhës është nga Dibra e Madhe. Ai emigroi së bashku me bashkëshorten e tij në SHBA rreth viteve 80’.