ANULOI KONCERTET/ Britney Spears dhe i dashuri i saj fotografohen të lumtur – AlpeGossip
ANULOI KONCERTET/ Britney Spears dhe i dashuri i saj fotografohen të lumtur

ANULOI KONCERTET/ Britney Spears dhe i dashuri i saj fotografohen të lumtur

Këngëtarja e njohur, Britney Spears mori vëmendjen e të gjithëve pak ditë më parë, pasi njoftoi se do të linte në pritje të gjithë show-t e saj për arsye familjare. Ndërsa tani është fotografuar në shoqërinë e të dashurit të saj, Sam Asghari teksa blinin hamburger në Kaliforni. Këngëtarja është e lidhur me djaloshin në fjalë që në 2016-ën dhe gjërat duket se po shkojnë mirë.

Kujtojmë se Britney vendosi të distancohet nga muzika për shkak të problemeve shëndetësore që ka babai i saj prej kohësh. Siç edhe këngëtarja u shpreh, në këto momente është e rëndësishme t’i dedikohet familjes.