PAS NDARJES ME ARIANA GRANDEN/ Pete Davidson lidhet me aktoren e famshme? (FOTO) – AlpeGossip
PAS NDARJES ME ARIANA GRANDEN/ Pete Davidson lidhet me aktoren e famshme? (FOTO)

PAS NDARJES ME ARIANA GRANDEN/ Pete Davidson lidhet me aktoren e famshme? (FOTO)

Dyshimet për lidhjen e tyre nisën natën e “Golden Globes”, pasi dyshja u largua së bashku nga festa.

Por 45-vjeçarja Kate Beckinsale ka një përgjigje shumë interesante, për të gjithë ato që aluduan për lidhjen me humoristin Pete Davidson.

Aktorja e njohur publikoi në Instagram një foto të vjetër të mamit të saj modele, Judy, por një prej ndjekësve ishte më kurioz të dinte disa detaje për lidhjen e saj me Pete.

“Pash Zotin, Kate. Jo me Pete Davidson”, ishte komenti i ndjekësit.

Dhe mori një përgjigje të shpejtë prej saj: “Jo, kjo është mami im. Gabim i lehtë”.

“Ata flirtuan gjithë natën dhe pinë shampanjë. Ata ishin jashtë në oborr dhe u larguan së bashku”, tha një burim të hënën.

Kjo është ndoshta gjëja më normale që mund të ndodhë në historinë e njerëzimit dhe s’ka asgjë mes tyre!