NJË KOPJE E TOM HARDY-T/ Aktori i njohur bëhet baba për herë të tretë – AlpeGossip
NJË KOPJE E TOM HARDY-T/ Aktori i njohur bëhet baba për herë të tretë

NJË KOPJE E TOM HARDY-T/ Aktori i njohur bëhet baba për herë të tretë

Një tjetër “Tom Hardy” ka ardhur në këtë botë.

Tom Hardy dhe gruaja e tij Charlotte Riley kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë. Dyshja është bekuar me një tjetër djalë, të cilin kanë vendosur ta quajnë Forrest.

Aktori legjendar 41 vjeç dhe partnerja e tij 37 vjeçare, thuhet se janë shumë të lumtur për ardhjen ne jetë të foshnjës së tyre.

Sikurse raporton DailyMail, çifti ka vendosur me konsensus për emrin Forrest, sepse Charlotte gjithmonë e ka dashur filmin “Forrest Gump” me Tom Hanks në rolin protagonist.

Miqtë e çiftit thonë tashmë se foshnja duket tamam si Tom dhe ku ka më mirë, duke pasur parsysh se aktori i njohur është një nga meshkujt më sexy të ekranit.

Përveç dy djemve me bashkëshorten Charlotte Riley, Hardy ka dhe një djalë 10-vjeçar të quajtur Louis nga një marrëdhënie e mëparshme.

Por pavarësisht famës, Tom është thuajse hermetik kur vjen puna tek familja, aq sa në rrjet nuk gjendet as edhe një foto e vetme e fëmijëve të tij e madje djalit të dytë, nuk i dihet as emri.  /Blitz.al/