KOPJA E MAMIT/ Rudina Magjistari dhe e bija shijojn rënien e dëborës (FOTO) – AlpeGossip
KOPJA E MAMIT/ Rudina Magjistari dhe e bija shijojn rënien e dëborës (FOTO)

KOPJA E MAMIT/ Rudina Magjistari dhe e bija shijojn rënien e dëborës (FOTO)

Askush më shumë se fëmijët nuk e shijon rënien e dëborës. Duke përfituar nga reshjet që kanë rënë këtë fillim viti pothuajse në të gjithë Shqipërinë e Kosovën, shqiptarët kanë mësyer këtë fundjavë nëpër destinacionet e bardha. Duket se ashtu ka bërë edhe moderatorja Rudina Magjistari e cila së bashku me të bijën Mian dhe bashkëshortin Xhavit kanë zgjedhur të ‘festojnë’ rënien e dëborës pikërisht në Kosovë.

Mia bukuroshe, e ndihmuar edhe nga mami Rudina nuk mund të mos bënte një plak prej bore. Moderatorja ka ndarë për ndjekësit e saj në instagram disa video ku duket proçesi i punës për realizimin e plakut prej dëbore, i cili doli me të vërtetë i bukur.

Sytë dhe kopsat Mia dhe mami i bënë me qymyr, për hundën përdorën një karrotë, për duar dy shkopinj, e pasi vunë shallin e kuq dhe një kapele; plaku i dëborës është gati.