PËRJASHTOHET NGA UNIVERSITETI/ Përqafoi të dashurin pasi i propozoi për martesë (FOTO) – AlpeGossip
PËRJASHTOHET NGA UNIVERSITETI/ Përqafoi të dashurin pasi i propozoi për martesë (FOTO)

PËRJASHTOHET NGA UNIVERSITETI/ Përqafoi të dashurin pasi i propozoi për martesë (FOTO)

Një studente është përjashtuar nga universiteti pasi përqafoi të dashurin që i propozoi për martesë.

Në një video të publikuar në mediat sociale, shihet djali i gjunjëzuar me një tufë lule përpara studentes nga Egjipti. Më pas ajo e përqafon.

Por mesa duket ky vendim i ka kushtuar.

Video nuk është filmuar në universitetin e saj Al-Azhar por në Universitetin Mansoura në veri të vendit.

Sidoqoftë, këshilli disiplinor i kampusit të Universitetit Al-Azhar vendosi ta përjashtojë vajzën.

Zëdhënësi i universitetit Ahmed Zarie tha se video shkaktoi protestë publike dhe se vendimi erdhi pasi studentja paraqet një imazh të keq të Al-Azhar.

Ai shtoi se përqafimi midis burrave dhe grave të pamartuar shkel “vlerat dhe parimet e shoqërisë”.

Megjithatë, ajo mund të apelojë vendimin e dëbimit, tha Zarie