ZGJODHI TË QËNDRONTE ME TRISTAN PAS TRADHËTISË/ Kim e quan Khloe “idiote” për vendimin e saj – AlpeGossip
ZGJODHI TË QËNDRONTE ME TRISTAN PAS TRADHËTISË/ Kim e quan Khloe “idiote” për vendimin e saj

ZGJODHI TË QËNDRONTE ME TRISTAN PAS TRADHËTISË/ Kim e quan Khloe “idiote” për vendimin e saj

Pas skandalit të tradhëtisë së Tristan Thompson, Khloe Kardashian është rikthyer sërish me të. Në fakt ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga fansat e Khloe dhe nga familja e saj.

Kim ka folur për herë të parë për këtë gjë dhe gjatë një emisioni e ka cilësuar motrën e saj si “idiote”.

“Është shumë e thjeshtë të thuash ‘lëre atë, lëre atë’. Është shumë herë më e vështirë të qëndrosh dhe të kesh të gjithë publikun që mendon se ti je një idiote”, – është shprehur Kim.

Në emision ishin të ftuara dhe Kourtney e Khloe dhe kjo e fundit nuk ngurroi të qeshte me habi me motrën e saj.

Megjithatë Kim më pas shtoi se nuk e kishte në atë kuptim, sepse sigurisht ajo po fliste në emër të gjithë publikut. Pavarësisht problemeve në marrëdhënie Khloe dhe Tristan janë prindër të një vajze 9-muajshe, True.