PAMJE SHOKUESE/ 2 vjeçarja bie nga makina e prindërve, përfundon në mes të rrugës (VIDEO) – AlpeGossip
PAMJE SHOKUESE/ 2 vjeçarja bie nga makina e prindërve, përfundon në mes të rrugës (VIDEO)

PAMJE SHOKUESE/ 2 vjeçarja bie nga makina e prindërve, përfundon në mes të rrugës (VIDEO)

Një vajzë 2-vjeçare është gjetur bashke me ndenjësen e makinës  në mes të rrugës në Minesota.

Vajza është filmuar nga një qytetar, i cili teksa ecte me makinë gjeti vogëlushen në mes të rrugës, ku po kalonin edhe mjete të tjera. Menjëherë ai ndaloi automjetin me të cilin po udhëtonte dhe u bëri me shenjë dhe shoferëve të tjerë që të ndalonin.

2-vjeçarja po udhëtonte së bashku me prindërit e tij me një veturë. Ajo ishte vendosur në ndenjëse në sendiljen e pasme të shoferit. Teksa makina mori kthesën,u hap dera e automjetit dhe vajza ra në mes të rrugës.

Fëmija iu nënshtrua një kontrolli dhe mjekët thanë se nuk kishte pësuar lëndime.

Prindërit e saj u kthyen sapo e kuptuan se çfarë kishte ndodhur. E ëma ishte ajo që drejtonte makinën. Policia tha se vajza ishte vendosur në ndjenjëse, por nuk ishte lidhur në automjet. Ndërsa po hetohet sesi u hap dera, duke bërë që ndenjësa të binte në rrugë së bashku me vajzën.