“MË FTOI PËR TË DALË DHE NGA AJO DITË NUK U NDAMË”/ Gazetarja shqiptare rrëfen historinë e dashurisë (FOTO) – AlpeGossip
“MË FTOI PËR TË DALË DHE NGA AJO DITË NUK U NDAMË”/ Gazetarja shqiptare rrëfen historinë e dashurisë (FOTO)

“MË FTOI PËR TË DALË DHE NGA AJO DITË NUK U NDAMË”/ Gazetarja shqiptare rrëfen historinë e dashurisë (FOTO)

Jonida Aliçkolli ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan për të treguar historinë e saj të dashurisë me Andin dhe mëmësinë me dy vajzat e saj Mia dhe Tiara.

Gjatë emisionit, gazetarja tregoi se historia e saj e dashurisë nisi në vitin 2012 dhe se dasmën e kanë bërë kur vajza e tyre Mia ishte 1 vjeç.

Ajo tregoi edhe momentin e propozimit dhe kur partneri i bëri pyetjen: Dëshiron të kalosh pjesën tjetër të jetës me mua?

“Ne njiheshim që në vitin 2002 nga miq të përbashkët, gjithmonë jemi përshëndetur derisa në 2012 kuptuam që njohja jonë duhej të shkonte më tej. Ishte ai që këmbënguli dhe më ftoi për të dalë, ka qenë një periudhë shumë e këndshme sepse shiheshim kudo nëpër Tiranë. Një ditë të bukur më ftoi për të dalë dhe që nga ajo ditë nuk u ndamë më. Filluam të frekuentoheshim çdo ditë dhe kuptuam që nuk rrinim dot larg njëri-tjetrit dhe 10 muaj pas lidhjes nisëm bashkëjetesën.

Më propozoi fillimisht, patëm një propozim klasik. Unë kisha ditëlindjen dhe ai më ftoi të hanim një darkë të dy dhe më pas do të takonim miqtë tanë. Në momentin që porositëm ai nxjerr unazën dhe më tha: Dëshiron të kalosh pjesën tjetër të jetës me mua? Dy muaj më vonë unë mbeta shtatzënë. Në 2014-n erdhi në jetë Mia, vajza e parë. Dasmën vendosëm ta bënim në ditën e lindjes së Mias. Kemi bërë një dasmë të këndshme, ishte më tepër një festë në fakt, në breg të detit.

Nuk donim të bënim një dasmë tradicionale sepse as mua dhe as bashkëshortit nuk na pëlqente. Ishte Mia ajo që na solli unazat në altar. Por tani kemi hallin e vajzës së vogël që do të na thotë pse nuk kam qenë në dasmë. Dy vite pas dasmës erdhi në jetë vajza tjetër. Është ndjesi shumë e bukur, fillon gjithçka nga e para”, tha Aliçkolli.