QË TA DINI TËGJITHË/ Vesa Luma tregon arsyen që po e mban ende larg bashkëshortit (FOTO) – AlpeGossip
QË TA DINI TËGJITHË/ Vesa Luma tregon arsyen që po e mban ende larg bashkëshortit (FOTO)

QË TA DINI TËGJITHË/ Vesa Luma tregon arsyen që po e mban ende larg bashkëshortit (FOTO)

Këngëtarja Vesa Luma është kthyer sërish bjonde dhe ka një surprizë për të gjithë ne!

Ajo vijon të qëndrojë në Prishtinë pavarësisht se bashkëshorti i saj Big Basta ndodhet në Zelandën e Re.

Pak orë më parë, këngëtarja duket se ka treguar edhe arsyen që po e mban në Prishtinë, larg partnerit.

Me një foto ku shihet mjaft tërheqëse, Vesa Luma paralajmëron një projekt të ri muzikor që do të publikohet shumë shpejt dhe tregon look-un që do të ketë në klipin e ri.

Në sy bie rikthimi te flokët bjondë, pas eksperimentit që bëri Vesa me flokët rozë që gjithashtu i shkonin pa masë.

Në dhjetor Vesa njoftoi se do të rikthehet me një këngë të re pas disa muajsh shkëputje nga muzika dhe tekstin do e shkruajë bashkëshorti i saj.

Në atë kohë ajo publikoi një bisedë me partnerin në Instastory duke shkruar: “Kur e shkrin Big Basta tekstin e këngës, edhe akuzat i pranojmë me kënaqësi”.

Me sa duket koha erdhi që ajo të prezantojë projektin e ri të shumëpritur nga të gjithë!