NUK IU NDA SHPIRTI NGA HARRY/ Lidhja e re e ish të dashurës së princit bën bujë për rastësinë e çuditshme (FOTO) – AlpeGossip
NUK IU NDA SHPIRTI NGA HARRY/ Lidhja e re e ish të dashurës së princit bën bujë për rastësinë e çuditshme (FOTO)

NUK IU NDA SHPIRTI NGA HARRY/ Lidhja e re e ish të dashurës së princit bën bujë për rastësinë e çuditshme (FOTO)

Shumë më përpara se ai të njihte Meghan Markle, Princ Harry ishte në një marrëdhënie mjaft serioze me aktoren Cressida Bonas. Harry dhe Cressida kanë qenë bashkë nga viti 2012 deri në 2014 dhe thuhet se u prezantuan nga Princesha Eugenie.

Por duket se Cressida po frekuentohet me dikë tjetër, pas më shumë se dy vitesh pauzë në jetën e saj sentimentale. Dhe emri i tij është … Harry. Ai vjen nga një familje britanike dhe emri i tij i plotë është Harry Wentworth-Stanley.

Statusi i Harry-it me Cressidën është shumë i qartë falë Instagram-it, i cili është plot me fotografi të bukura.Harry duket se është afër familjes mbretërore duke postuar këtë foto me Prince William në hapjen e “James Place”, një qendër që ofron mbështetje për burrat që kryejnë vetëvrasje, në nder të vëllait të tij Harry James, i cili tragjikisht ka kryer vetëvrasje në 2006.

Me fjalë të tjera, është një botë e vogël që e çoi ish-partneren e Princ Harry-t, në një Harry tjetër. Çfarë rastësie!