Jennifer Aniston ka folur për herë të parë për jetën e saj private, presionin për t’u bërë nënë dhe paragjykimet e publikut në një intervistë për “InStyle”.
Aniston dhe burri i saj, aktori Justin Theroux, u ndanë më parë gjatë këtij pas dy vjet martese. Ajo thotë se thashethemet mbi jetën e saj private dhe marrëdhëniet me meshkujt kanë qenë “shumë të çmendura”.
“Keqkuptimet janë që ‘Jen nuk mund të mbajë një burrë dhe refuzon të ketë një fëmijë, sepse ajo është egoiste dhe e përkushtuar në karrierën e saj. Ose që unë jam ë trishtuar dhe zemërthyer’. Së pari, me gjithë respektin e duhur, nuk jam zemërthyer, dhe së dyti, ato janë supozime të pamatura … Askush nuk e di se çfarë po ndodh prapa dyerve të mbyllura për partnerin tim dhe për mua”, tha ajo.
“Ekziston një presion mbi gratë që të jenë nëna, dhe nëse nuk janë, atëherë ato konsiderohen si mallra të dëmtuara Ndoshta qëllimi im në këtë planet nuk është që të lind, ndoshta unë kam gjëra të tjera që duhet të bëj”, shtoi aktorja.
Ajo u bëri thirrje njerëzve të flasin dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin për të ecur përpara duke thënë:
“Ne gjithashtu duhet të jemi të mirë në dëgjimin e njëri-tjetrit. Kjo përfshin edhe meshkujt. Ata duhet të jenë pjesë e kësaj bisede. Kur të gjithë janë çmendur dhe agresivë, njerëzit kanë shumë frikë të flasin dhe nuk ka biseda mes tyre”.