INDENTIKE/ Ja nga u frymëzua Zaimina Vasjari për veshjen e 1-vjetorit të vajzës (FOTO) – AlpeGossip
INDENTIKE/ Ja nga u frymëzua Zaimina Vasjari për veshjen e 1-vjetorit të vajzës (FOTO)

INDENTIKE/ Ja nga u frymëzua Zaimina Vasjari për veshjen e 1-vjetorit të vajzës (FOTO)

Organizimi për 1-vjetorin e të bijës së Zaimina Vasjarit ishte më shumë sesa thjesht një festë. Mund ta quajmë pa problem një event më vete, pasi veç ndarjes së tavolinave të ngrënies për fëmijët dhe të rriturit, pati shumë argëtim.

Për të sjellë një atmosferë ndryshe ishin marrë edhe animatorë, ndërsa nuk mungonte muzika dhe ushqimi sa i shijshëm, aq edhe i këndshëm për syrin.

Por në qendër të vëmendjes ishin ato të dyja nënë e bijë, Zaimina dhe Khloe-n, tashmë një vjeç.

Zaimina dhe e bija mbanin veshur të njëjtin fustan, i cili në gjysmën e sipërme ishte me xixa metalizato, ndërsa në gjysmën e poshtme me tyl ngjyrë ciklaminë. Ndryshimi i vetëm ishte te aksesori që mbante në kokë Khloe, pasi Zaimina nuk kishte një të tillë.

Këngëtarja pati vërtetë impakt me veshjen e saj, por me siguri mund t’ju duket i parë. Mjafton të kthehemi një muaj më parë, në festën e Krishtlinjdeve të organizuar më 26 dhjetor në familjen Kardashian, për të kuptuar se nga është frymëzuar.

Khloe Kardashian mbante një fustan të ngjashëm me të bijën, i cili ishte dizajnuar për të nga Monica Ivena.

Ndryshimi mes paraqitjes së 34-vjeçares dhe Zaiminës qëndron te ngjyra që kishte zgjedhur kjo e fundit, ndërsa nuk ka bërë të ditur se kush u mor me stilin e fustanit të saj.