2 VITE PA BASHKËSHORTIN/ Irma Libohova: E kujtoj shpesh, por gjithmonë shoh përpara – AlpeGossip
2 VITE PA BASHKËSHORTIN/ Irma Libohova: E kujtoj shpesh, por gjithmonë shoh përpara

2 VITE PA BASHKËSHORTIN/ Irma Libohova: E kujtoj shpesh, por gjithmonë shoh përpara

Në mars të 2017- s, bashkëshorti prej 32 vitesh i Irma Libohovës, Besnik Kaso u nda nga jeta pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Afro dy vite pas ndarjes nga jeta të të ndjerit Kaso, e prekur, Irma ia del ta mbajë veten më së miri e të flasë rreth dhimbjes.

“S’ka njeri që nuk e di shumë mirë që kur të ndahet njeri nga jeta ai të mos rrijë aty në zemrën tënde. Është gjithmonë, është i pranishëm në jetën time dhe kjo është një pjesë që unë e kujtoj shpesh, por gjithmonë shoh përpara dhe them që kam bërë një cikël, një mision të mirë në jetë, do vazhdoj akoma sa të kem mundësinë, sa të kem fuqinë.” tha ajo gjatë një interviste për “Prive”.

“Jetën nuk do ta kem këngë ndoshta, por këngën e kam jetë. Unë nuk do të heq dorë nga kënga.”- Irma Libohova, maj 2017, “E diell”
Ju kujtojmë se Irma u ngjit në skenë dy ditë pas vdekjes së të shoqit duke refuzuar asokohe anullimin e koncertit të planifikuar në Durrës. Se s’i ia doli të vazhdonte jetën e saj artistike dhe jo vetëm, as vetë Irma s’e di!

“As vetë se paskam ditur që paskam qenë kaq e fortë. E dinim atë fjalën “çfarë si ra njeriut e se priti, i ra gurit edhe…” është një fjalë që e thonë… mirëpo.. thashë jeta vazhdon dhe gjithsecili dhimbjen e ka këtu [në zemër], e ka për vete dhe nuk kam dëshirë në asnjë moment të jetës sime të përcjell momente dhimbjeje, të qahem, të ankohem, domethënë se kam në natyrë këtë, kështu që mendoj që gjithmonë të eci përpra me qasje pozitive dhe besoj që në përballje me njerëzit, në festa të mëdha kurrë njerëve nuk ke pse t’u tregosh, t’u thuash unë kam këtë hall. Ata kanë ardhur për t’u gëzuar, ti je pjesë e atyre në ato orë dhe gëzon bashkë me ta. Bëhesh si fëmijë, bëhesh si i rritur, bëhesh si gjithçka… bëhesh pjesë e festës së atyre, përfshihesh, krijon atë alkiminë me të gjithë njerëzit. Ky është talent, kjo është dëshirë, kjo është meritë, kjo është eksperiencë.”

Në maj të 2017- s, në një intervistë emocionuese me Adi Krastën te “E Diell”, Irma tregoi se gjithmonë i shoqi i thoshte:

“Trishtimin nuk duhet ta ndash me të tjerët. Me të tjerët ndaj vetëm gëzimin, nuk ua hedh hallin të tjerëve.”