Lajmi se Alesia Bami është larguar nga “Stop” bëri bujë javën e kaluar. Më pas deklaratat e modeles dhe balerinës u komentuan shumë në media.
Ndërkohë në vendin e saj erdhi Gloria Meshi e cila qëndroi për dy puntata.
Por edhe Gloria është zëvendësuar dhe në “Stop” mbrëmjen e sotme kërceu Aulona Limani
Aulona është vetëm 19 vjeç, vjen nga Kumanova e Maqedonisë dhe ka nisur të kërcejë që 3 vjeç.