ME GRETËN ISHTE NË KRIZË/ Ja si është marrëdhënia e Gencit me prindërit e Enit – AlpeGossip
ME GRETËN ISHTE NË KRIZË/ Ja si është marrëdhënia e Gencit me prindërit e Enit

ME GRETËN ISHTE NË KRIZË/ Ja si është marrëdhënia e Gencit me prindërit e Enit

Pak ditë më parë këngëtarja Greta Koçi tregoi se marrëdhënia e saj me kunatin, partnerin e së motrës, Genc Prelvukaj ishte në krizë.

Vetë Greta i ktheu përgjigje një prej ndjekësve në Instastory, i cili e pyeti: “Si i ke marrëdhëniet me Gencin?”

Ajo u përgjigj “Jemi në krizë momentalisht”, duke na treguar se mes të dyve kishte pasur një hatërmbetje.

Por si i ka marrëdhëniet Genci me prindërit e Enit?

I ftuar në “Tour de Cool” në televizionin “T7″ këngëtari ka rrëfyer se ai është njohur kohë më parë me prindërit e Enit për shkak të muzikës.

“Prindërit e Enit janë fantastikë. Ata kanë bërë punë të jashtëzakonshme me Gretën dhe Enin dhe e njohin në themel muzikën. Kur ke përballë njerëz që e njohin muzikën me detaje, temat nuk shterojnë”, tregoi këngëtari.

Genci shtoi se nuk e kishte menduar kurrë se do shkonte me shumë qejf t’i takonte prindërit e partneres së tij, por ja që kështu ndodhi!