Këto janë 6 grat e telenovelave turke pas të cilave u dashuruan të gjithë shqiptarët! – AlpeGossip
Këto janë 6 grat e telenovelave turke pas të cilave u dashuruan të gjithë shqiptarët!

Këto janë 6 grat e telenovelave turke pas të cilave u dashuruan të gjithë shqiptarët!

Me përfundimin e epokës së telenovelave meksikane, shqiptarëve iu hap një botë krejt tjetër përpara ekranit. Ajo e serialeve turkë! Ndoshta çështjet që trajtonin, si dashuritë e penguara nga traditat apo zakonet anakronike të ngjashme me tonat, bënë që shqiptarët të bien gjithnjë e më tepër në dashuri me filmat turkë.

 

Por sigurisht ato që mbajmë mend më gjatë janë personazhet që spikasin gjatë gjithë ngjarjes së filmit. E kush mund ta harrojë ndonjëherë në jetë Kivanç Tatltug-un? Që pas Gymyshit, çdo serial tjetër në të cilën shfaqet fytyra e tij, suksesi është i padiskutueshëm.

Gjithsesi, filmat turk kanë patur personazhe femra, karakteret e të cilave jo vetëm që shqiptarët nuk i kanë harruar, por pëlqehen dhe herë herë merren si pikë referimi.

1. Meqë e nisëm më Gymysh-in, le vazhdojmë me të. Ishte pikërisht ky film i cili bëri gjithë shqiptarët të besonin se ia vlen të kalosh pak nga pasditja jote për të parë një serial turk.

Gymyshi (luajtur nga aktorja Songul Oden) ishte një vajzë e thjeshtë, e cila që në vogëli ishte e dashuruar me Mehmet-in, djalin e familjes së pasur. Pas vdekjes së të dashurës së këtij te fundit, familja vendos që Gymysh-i dhe Mehmet të martohen.

Martesa bëhet, por Gymyshi kur kuptoi që ai nuk e dashuronte vendosi të largohet. Ky ishte pikërisht momenti në të cilën të gjithë (përfshi dhe Mehmet-in) dashurohen pas figurës së saj. Ajo përfaqësonte vajzën me virtyte, e cila nuk kërkonte kurrfarë gjëje përveçse dashurisë.

Aq shumë u fiksuan shqiptarët pas saj, sa pas shumë përpjekjesh e sollëm edhe në Shqipëri. Në natën finale të Këngës Magjike 2011-të, e gjithë salla u ekzaltua kur në skenë erdhi Gymyshi dora vetë!

2. Menekshe (Menekshe & Halili)

Kush nuk qau bashkë me Menekshenë kur jeta padrejtësisht e ndante nga i dashuri i saj i zemrës, Halili. Meneksheja ishte vajza që vinte nga familja me mentalitet tipik të prapambetur.

Vajza e shtëpisë, duhet të jetë e ndershme dhe vetëm me një partner gjatë gjithë jetës. Personazhi i saj ishte idealist dhe luftonte gjatë gjithë kohës për të thyer tabutë e vjetra që sot e kësaj dite i gjen ende në Turqi dhe jo vetëm.

3. Eysan (Ezel)

Eysan-i ishte një nga personazhet femra që shqiptarët e kujtojnë shumë mirë. Përpos historisë së dashurisë me Ezel-in e famshëm, Eysan-i solli gati perfekte.

Miksimin ideal mes vajzës së dhembshur që bën gjithçka për të shpëtuar njerëzit e saj të afërt dhe femrës fatale që ia del të marrë gjithnjë çfarë do.

4. Sura (Kurt Seyit & Sura)

Sura, rusja naive pas të cilës u dashurua jo vetëm Kurt-i, por të gjithë ata që panë në detaje aktrimin e saj, përfaqësonte më së miri femrën luftarake që e ruajti deri në fund brishtësinë e saj.

Besnike deri në vdekje ndaj të dashurit të saj, falë Sura-s njohëm një anë tjetër të historisë. Nëse ka diçka që është vështirë të ndryshohet janë traditat e trashëguara brez pas brezi.

5. Bihter ( Dashuri e ndaluar)

Bihter-i ishte personazhi për të cilën shqiptarët nisën të ndienin dashuri- urrejtje gjatë gjithë kohës. Nga njëra anë, ajo ishte vajza e cila luftonte gjithë kohës me veten për të mos i ngjarë nënës së saj tinëzare dhe materialiste.

E ndërsa nga ana tjetër ishte femra e cila shkeli kurorën dhe shkeli mbi respektin e bashkëshortit të saj zemërmirë, duke e tradhtuar pikërisht me nipin e tij.

Ndonëse në sy të shqiptarëve përfaqsonte gruan e pabesë, në fund të çdo serie, ndjenin keqardhje për të. Në fakt, e vërteta është se ende s’e kemi zgjidhur dilemën: A kishte vërtetë Bihteri faj?

6. Sulltanesha Hyrem

Në këtë listë s’kishte si të mungonte sulltanesha më e famshme në Shqipëri. Figura e Hyremit diskutohej papritur nga të gjithë. Gruaja me më shumë influencë në historinë otomane, përfaqsonte shtyllën e familjes.

Guximi prej luaneshe për të mbrojtur fëmijët dhe bashkëshortin e saj, bëri që të mbetej gjatë në mendjen tonë.