Akuzohet nga fansat për racizëm, ja si përgjigjet Vesa Luma… (FOTO) – AlpeGossip
Akuzohet nga fansat për racizëm, ja si përgjigjet Vesa Luma… (FOTO)

Akuzohet nga fansat për racizëm, ja si përgjigjet Vesa Luma… (FOTO)

Vesa Luma është këngëtarja e njohur shqiptare e cila është shumë aktive në rrjetet sociale.

Por duket se një shaka e saj, bërë natën e mbrëmshme është keqkuptuar nga fansat e saj, duke e akuzuar Vesën për racizëm.

Por Vesa menjëherë e ka kuptuar gabimin duke iu kërkuar adhurueseve të saj të falur për “gabimin” e bërë. Ajo parmes një postimi në “Insta Story”ka shpjeguar se ajo ishte vetëm një shaka e shpërndarë në rrjetet sociale, dhe se ajo nuk kishte për qëllim të ofendonte dikë.

“Kërkoj falje për të gjithë ata që u ofenduan nga një shaka që ishte shpërndarë në rrjetet sociale, e që unë e postova në Instastory. Asnjëherë nuk kam për qëllim të ofendoj dike bazuar në race ose në fe( ne fakt është gjëja e fundit që kisha bërë) Tjera here do të kujdesem më shumë në postimet e mia”, ka shkruar Vesa në këtë postim.

Ndryshe, Vesa mbrëmë kishte shpërndarë një shaka që thoshte ”Jeta osht si Rihana e bukur por e zeze”.