“UNË NUK MUND TI BËHEM NËNË FËMIJËS”/ Elton Ilirjani është kundër birësimit të fëmijëve nga gay-t (VIDEO) – AlpeGossip
“UNË NUK MUND TI BËHEM NËNË FËMIJËS”/ Elton Ilirjani është kundër birësimit të fëmijëve nga gay-t (VIDEO)

“UNË NUK MUND TI BËHEM NËNË FËMIJËS”/ Elton Ilirjani është kundër birësimit të fëmijëve nga gay-t (VIDEO)

Referuar amendamentit të propozuar nga Asambleja Kombëtare e Francës  që kërkon të heqë fjalët “nënë” dhe “baba” nga regjistrat e shkollës së fëmijëve dhe dokumentet e tjera për t’i zëvendësuar me “prindi 1” dhe “prindi 2” – sipërmarrësi shqiptar Elton Ilirjani ishte i ftuar për të marrë pjesë në diskutim në studion e “Ftesë në 5”, përmes një lidhjeje në Skype.

Ndonëse nuk bëri shumë bujë fillimisht, Elton Ilirjani foli hapur për orientimin e tij seksual për herë të parë në një event të mbajtur mbi ndërgjegjësimin ndaj homofobisë në vitin 2016. Deklarata e tij në “Opinion” në janar të vitit të kaluar, ku u shpreh se është gay, u përfol gjerësisht në media.

“Unë jam vetë pjesë e komunitetit [LGBTQ] dhe çdo deklaratë mund të merret ose negativisht ose pozitivisht nga komuniteti. Në fakt, mund ta them hapur që unë jam kundër kësaj nisme. Nuk më pëlqejnë deformimet e familjes tradicionale dhe nuk mendoj që familja duhet prekur deri në qelizën e saj. Madje këto terma ‘prind 1’ dhe ‘prind 2’ më duken qesharakë.” – tha ai gjatë intervistës në “Ftesë në 5”.

Në vijim, Ilirjani thekson se njerëzit duhet të jenë të përgjegjshëm që në rritjen e një fëmije të marrin parasysh shoqërinë që i rrethon.

“Duhet patjetër të jesh i përgjegjshëm për ta rritur fëmijën dhe për ta rritur në një shoqëri të caktuar. Në Shqipëri konteksti i martesave gay është shumë larg realitetit. Si në Francë edhe në SH.B.A ky është një diskutim i gjerë, është mirë të diskutohet.”

Sipërmarrësi nga ana tjetër thekson gjithashtu që birësimi i një famije, pra dhënia e një strehe familjare, është në thelb shumë e rëndësishme, por pa harruar në asnjë moment përgjegjësinë, qëndrueshmërinë e lidhjes dhe shoqërinë ku fëmija do të rritet. Në lidhje me jetën e tij personale, ai shprehet kështu:

“Nuk e kam menduar kurrë të birësoj një fëmijë. Personalisht jam kundër martesës dhe kundër birësimit të një fëmije, sepse unë nuk jam në gjendje, si Elton flas, që të rris një fëmijë në mënyrë të plotë. Nuk mund t’i bëhem fëmijës nënë. Askush nuk mund të bëjë nënën.”

Iris Luarasi e kundërshtoi “teorinë” e Ilirjanit, që ndër të tjera u shpreh se lidhjet gay mund të përfundojnë më vonë dhe atëherë lind problemi se ç’do të bëhet me fëmijën. Sipas Luarasit, një gjë e tillë ndodh edhe te martesat heteroseksuale.

Debatin e plotë mund ta ndiqni këtu: