PAS NDARJES NGA TRISTAN/ Khloe Kardashian bën veprimin që e parashikonim të gjithë – AlpeGossip
PAS NDARJES NGA TRISTAN/ Khloe Kardashian bën veprimin që e parashikonim të gjithë

PAS NDARJES NGA TRISTAN/ Khloe Kardashian bën veprimin që e parashikonim të gjithë

Pas një ndarjeje, veprimi i parë që bën çdo person duket se është pastrimi i kujtimeve nga rrjetet sociale!

Khloe Kardashian ka fshirë nga Instagrami fotografitë e publikuara kohët e fundit me ish-të dashurin e saj, Tristan Thompson, pasi u raportua se e kishte tradhtuar me Jordyn Woods.

34-vjeçarja ka fshirë çdo foto të basketbollistit, që është postuar nga muaji prill e tutje në profilin e saj të rrjetit social.

Fotot e fundit që Khloe ka lënë me Tristan janë të realizuara në mars gjatë festës së “baby shower”-it dhe në muajin prill të 2018-s, vetëm disa javë para se të zbulohej tradhtia e tij e bujshme.

Madje ajo ka fshirë edhe foton me buqetën me lule në formën e zemrës, që Tristan i bleu për Shën Valentin.

Raportohet që gjatë kohës së ribashkimit, Khloe po mendonte që të niste një fëmijë të dytë, para se të mësonte pabesinë e partnerit.

Gjatë kësaj jave u zbulua se Tristan e kishte tradhtua Khloe-n me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods, gjatë një feste.

Khloe mësohet se i ka dhënë duart 27-vjeçarit, të cilit ia fali shumë nga pabesitë e të kaluarës për hir të vajzës së tyre, True.