Nepsi i shtatzënisë: Floriana Garo zbulon ushqimin e preferuar (FOTO) – AlpeGossip
Nepsi i shtatzënisë: Floriana Garo zbulon ushqimin e preferuar (FOTO)

Nepsi i shtatzënisë: Floriana Garo zbulon ushqimin e preferuar (FOTO)

Floriana Garo ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave, por këtë periudhë që është në pritje të ëmbël, moderatorja po komentohet thuajse çdo ditë.

Ndryshe nga personazhe të tjerë të famshëm që duan ta shijojnë në privatësi, Floriana herë pas here ka postuar foto me barkun e rrumbullakosur duke mos i lënë fansat kuriozë.

Së fundmi në një intervistë për “Revistawho”, moderatorja ka zbuluar edhe ushqimet që ha më shpesh gjatë shtatzënisë dhe ato janë brumërat, për të cilat shprehet se i ka pikë të dobët.

“Mundohem të kujdesem sa më shumë duke ngrënë shumë fruta, po për fat të keq ha shumë nga gjithçka. Brumrat janë pika ime e dobët edhe pse nuk më bëjnë mirë”, është shprehur Floriana.