“NËSE NJË NJERI NUK E DI…”/ Identifikohet si djali i Alfred Kaçinarit, ja çfarë thotë rokeri – AlpeGossip
“NËSE NJË NJERI NUK E DI…”/ Identifikohet si djali i Alfred Kaçinarit, ja çfarë thotë rokeri

“NËSE NJË NJERI NUK E DI…”/ Identifikohet si djali i Alfred Kaçinarit, ja çfarë thotë rokeri

Gjergj Kaçinari është si djali i kompozitorit të famshëm Alfred Kaçinari.

Por rokeri shprehet se njerëzit që nuk i njohin nuk e identifikojnë me babain e tij për shkak të rrymës së ndryshme muzikore që ka përzgjedhur.

I ftuar në emisionin ‘Tempora’ në Ora News theksoi për të nuk është problem të identifikohet me emrin e babait të tij.

Gjergj Kaçinari: “Nuk mendoj se identifikohem me babin. Nëse një njeri nuk e di, nuk e bën lidhjen që jemi baba e bir për arsye se muzika që ai ka prodhuar nuk ka lidhje me muzikën që unë bëj.”

Sonila Meço: E ke pasur si nevojë të brendshme që të mos identifikohesh me të?

Gjergj Kaçinari: Nuk e bëj këtë rrymë që të mos bëj të njëjtën gjë me të. Por e bëj sepse këtë kam ditur të bëj më mirë dhe di ta zhvilloj më shumë, të përfshihem më shumë. Problem nuk e kam pasur ndonjëherë dhe mendoj se është diçka që gjithmonë do ndodhë, do thuhet.