Albano Bogdo: Teatri Kombëtar është një ndyrësirë komuniste, ja pse duhet shembur – AlpeGossip
Albano Bogdo: Teatri Kombëtar është një ndyrësirë komuniste, ja pse duhet shembur

Albano Bogdo: Teatri Kombëtar është një ndyrësirë komuniste, ja pse duhet shembur

Çështja e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar ka disa ditë që zien aktualitetin dhe për të folur rreth kësaj teme janë zgjedhur kryesisht artistët.
Për mos prishjen e Teatrit Kombëtar aktorët mbajtën para disa ditësh edhe një protestë, mirëpo dukej se ata ishin të ndarë në dy kampe: kundër dhe pro.

Një prej aktorëve, i cili është pro shembjes së godinës ekzistuese është Albano Bogdo.

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, Albano pohoi fort se sipas tij Teatri Kombëtar është një ndyrësirë komuniste dhe se 96% e njerëzve aty janë të paaftë, marrin rrogën kot.

Deklarata e plotë nga Albano Bogdos rreth çështjes së Teatrit:

Jam dakord të prishet që nesër. realisht nuk më ha fare, pro mendoj, që të jemi të sinqertë tashi, 96% e njerëzve që janë aty janë totalisht të paaftë. këtë e di ti, e dinë të gjithë dhe nuk e shqipton asnjë njeri. Po flasim nga ana profesionale, për aktorët se aktorët po qajnë, nuk po qajnë ndriçuesit se ata prapë në punë do jenë edhe tek Turbina apo magazina kudo që t’i çojnë.
Aktorët kanë hallin, i cili është hall i vërtetë, do shkojnë te Turbina përkohësisht, do bëhet investim tek teatri i ri, do jetë investim publik-privat, do bëhet një teatër i jashtëzakonshëm, do shtohet bileta nga 20 mijë lekë dhe teatri do bëhet në mënyrë private. Nuk ka më rrogë nga shteti, do hiqet priza. Mund të mbajnë 4-5 ikona me rrogë nga shteti, tip Çim Xhepa, Ema Andrea, Bert Ndrenika, por të tjerët kanë hall se kur të fillojë privati, privati ça do? Privati do të mbushi sallën. Privati është biznesmen, ai do marrë një regjisor në punë dhe do i thotë “unë dua të mbush sallën me 800 vende që do bëhet salla e re, do investoj 100 milionë lekë dhe du të marr 200 milionë mbrapsht dhe kush ma mbush mu sallën?”. Këta aktorët emirë, por sa janë të mirë aty? 5% pra!

Aktori më i mirë aktiv në Shqipëri sot për sot është Ndriçim Xhepa dhe kjo nuk do diskutim. E ke dëgjuar Ndriçim Xhepën të çohet dhe të thitë të mos e prishin teatrin? Unë vë bast që mbrapa kuintave ka thënë prisheni Teatrin që t’i hiqni këta, janë ca shushunja aty që kanë nja 40 vite aty, janë kapur dhe marrin rrogën dhe nuk i njeh njeri.

Për mua ai teatër duhet shembur që të shembet edhe mënyra se si funksionon. Unë nuk e marr vesh se ku e kanë problemin me godinën e re. E kanë parë Broduejn këta?! Broduej është kati i parë i një godine me 100 kate dhe është teatri më i mirë në botë. Ok, jo me 100 por ka 20 kate që lart është hotel e gjëra të kësaj natyre. Ku është problemi këtu? Ç’kanë këta me kullën nuk e kuptoj.

Ne e kemi GDP-në 8 ose 9 miliardë euro në vit dhe nuk kemi asnjë euro për të bërë teatro dhe shteti do bëjë sforco me 1% që të ftojë investitorin privat që të bëjë një teatro dinjitoz, se kemi teatrin më homoseksual në univers, se s’du të përdor fjalë tjetër dhe as ky ndoshta nuk është termi i duhur “homoseksual”, por kemi teatrin më të shpifur në Europë dhe Somali. Është një ndyrësirë komuniste si godinë.

Ky teatër siç është nuk po nxjerr lekë, vetëm po e gropos shtetin.

Për mendimin tim si Albano duhet ndryshuar urgjentisht mënyra se si funksionon teatri!”

Ky është mendimi i Bogdos, por ju çfarë mendoni?!