Princ apo princeshë? Po vjen foshnja e re mbretërore – AlpeGossip
Princ apo princeshë? Po vjen foshnja e re mbretërore

Princ apo princeshë? Po vjen foshnja e re mbretërore

Kate Middleton është në maternitet, që do të thotë se foshnja e re mbretërore është pothuajse këtu!

Të hënën në mëngjes, Kensington Palace konfirmoi në “Twitter” se dukesha ndodhet në Spitalin e Shën Marisë, në Londër.

Spitali ka rëndësi të veçantë për Kate dhe Princi Uilliam, pasi është i njëjti vend ku erdhi në jetë Princi George dhe Princesha Charlotte.

Tani mbetet vetëm një çështje kohe, derisa ne mirëpresim një princ apo princeshë të re në botë!

 

 

Pas lajmit, menjëherë fansat e familjes mbretërore shkuan në spital për të mbështetur Kate.