Luana i fton të gjithë në lokal me të, por shihni si ka reaguar Krenar Çoçaj… (FOTO) – AlpeGossip
Luana i fton të gjithë në lokal me të, por shihni si ka reaguar Krenar Çoçaj… (FOTO)

Luana i fton të gjithë në lokal me të, por shihni si ka reaguar Krenar Çoçaj… (FOTO)

Moderatorja e famshme Luana Vjollca, së fundmi ka udhëtuar drejt Italisë, në vijim të pushimeve të saj dimërore pas përfundimit të spektaklit “Shiko kush luan”.

Por ndonëse ajo nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me personat që e shoqërojnë në udhëtim, ka mjaftuar një koment për të lënë të kuptohet se ajo ndodhet në Milano së bashku me të dashurin, Krenar Çoçaj.

Në foton e fundit të postuar në Instagram, Luana shihet në një lokal, ku ka ftuar ndjekësit ta shoqërojnë duke shkruar: “Hey, patate me mua?”

Por kjo ftesë e moderatores ka marrë përgjigje në fakt nga i dashuri i saj, Krenari, i cili shkruan se është e kotë që ajo të ftojë njeri. “Nuk ka mbetur asnjë! Mos fto njerëz kot!”-i ka shkruar biznesmeni partneres së tij.

Por nuk ka munguar edhe një replikë nga Luana, e cila i është përgjigjur duke e quajtur “llups”, pasi duket se ai që i ka mbaruar patatet e saj është pikërisht Krenari.